Fier: Makina përplas për vdekje këmbësori, identifikohet viktima

Fier: Makina përplas për vdekje këmbësori, identifikohet…

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Vlorë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Viktima është identifikuar si Agur Shahaj, banues në fshatin Levan. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në rrugën e vjetër Levan-Vlorë, ku një automjet i drejtuar nga një 58-vjeçar ka aksidentuar këmbësorin.

Pas përplasjes, 74-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa orë më vonë.

Sipas raportimeve, drejtuesi i automjetit është identifikuar si Agron Biçakaj, 58 vjeç. Ai është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa nga testi i alkoolit ka rezultuar se nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit