Fier, plagoset me a*rmë vlonjati në shtëpinë e tezes, autorët 'ia mbathin' me 'Benz'

Fier, plagoset me a*rmë vlonjati në shtëpinë…

Qyteti i Fierit ka shënuar sot një incident me armë zjarri, ku si pasojë e disa të shtënave, ka mbetur i plagosur një vlonjat.

Policia njofton se nga të shtënat është plagosur në banesën e tezes së tij një 50-vjeçar nga Vlora.

Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes autorët janë larguar me një mjet të tipit “Benz-Mercedes”, i cili pak minuta më vonë është gjetur i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Informacion paraprak

“Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit