Fierza nën kulmin e krizës, 16 muaj nën mesataren historike 

Fierza nën kulmin e krizës, 16 muaj…

Liqeni i hidrocentralit kryesor në vend, Fierzës,  gjendet nën kulmin e krizë dhe nuk po bëhet asgjë për këtë problematikë. Fierza qëndroi plot 16 muaj poshtë mesatares historike dhe kjo po sjellë pasoja shumë të rënda në ekonomi, për shkak se po përballemi me krizë të theksuar energjetike.

Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se Shqipëria hyri në krizën globale të energjisë në verën e vitit 2021 me një nivel tejet të ulët të kaskadës së Drinit, çka bëri që të importojmë energji me vlerë qindra miliarda euro. Konkretisht, vetëm në  vitin 2022 mbi 450 milionë euro.

Përqendrimi i shirave në pjesën e parë të vitit 2021 dhe shitjet në treg të lirë nga kompanitë publike ndodhën në një kohë të pastudiuar mirë nga institucionet përgjegjëse dhe fill më pas nisi lufta Ukrainë-Rusi që solli një goditje në të gjithë botën. Por, sërish vendi ynë mbeti në krizë më të thellë të energjisë elektrike, për shkak të shitjeve pa kriter.

Fierza në qershor 2021 shënonte nivelin 291.7 metra mbi nivelin e detit teksa mesatarja historike ishte 289.5 metra. Ky nivel më pas ra në korrik në 282.7 metra nga 285.1 metra që ishte mesatarja historike. Në gusht nivel shkoi 274.3 ndërsa shtator 271.3 të gjitha nën mesataren historike.

Në asnjë moment gjatë 6 mujorit të dytë ky hidrocentral nuk arriti të kishte një nivel mbi mesataren historike duke hyrë kështu në vitin 2022 që do të ishte edhe kulmi i krizës pa një rezervë hidrike. Situata u përkeqësua edhe më tej nga lufta Rusi-Ukrainë”, thuhet në raport.

Përmirësimi i kaskadës erdhi disi në muajin prill dhe maj por që pavarësisht rritjes së nivelit të Fierzës ajo asnjëherë nuk kaloi mesataren historike ndërkohë që KESH pati një tendencë për të ruajtur gjithmonë një rezervë të vogël energjetike dhe duke u fokusuar tek blerjet në tregun e lirë.

Në muajin nëntor dhe dhjetor situata në kaskadën e Drinit ndryshoi plotësisht ku në dhjetor 2022 niveli i Fierzës shënoi 291.7 metra nga 277.5 që është mesatarja historike për këtë muaj.

KESH nuk ka publikuar së fundmi të dhëna mbi situatën në kaskadën e Drinit diçka që e publikonte në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale dhe as të dhëna mbi prodhimin në hidrocentrale. Gjithsesi, ne vazhdojmë të paguajmë më shtrenjtë për energjinë se sa vendet e tjera të rajonit dhe cilësinë e kemi më të dobët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit