Fifa nxjerr në ankand fanellat e lojtarëve më të mirë për tërmetet në Turqi-Siri

Fifa nxjerr në ankand fanellat e lojtarëve…

Bluzat e 22 lojtarëve që përbënin 11-shen më të mirë të meshkujve dhe femrave në çmimet “The Best” të FIFA-s janë nxjerrë në ankand. Të ardhurat do të shkojnë për ata që janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, një tragjedi që tashmë ka lënë më shumë se 50 mijë të vdekur.

Të 22 meshkujve dhe femrave të shpallur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The Best” të FIFA-s dje në Paris iu dhanë nga dy fanella të firmosura secili. 

44 fanellat janë tashmë në ankand në platformën MatchWornShirt, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 12 mars.

Të ardhurat do të dhurohen për fushatën Omuz Omuza (partner i Federatës Turke të Futbollit), e cila synon të ndërtojë shtëpi për ata që humbën shtëpitë e tyre për shkak të tërmetit. Në ditët në vijim do të përcaktohet një vend në Siri, ku një pjesë e buxhetit do të ndahet për ndërtimin e shtëpive.

Njëmbëdhjetët më të mirët:

Meshkujt: Courtois (Real Madrid), Joao Cancelo (Manchester City), Virgil van Dijk (Liverpool), Ashraf Hakimi (Paris Saint-Germain), Kevin De Bruyne (Manchester City), Luka Modric (Real Madrid), Casemiro (Real Madrid). /Manchester G.), Lionel Messi (Paris Saint-Germain), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Karim Benzema (Real Madrid), Erling Haaland (Manchester City)

Femrat: Edler (Lyon), Bronz (Manchester City/Barcelona), Leon (Barcelona), Renard (Lyon), Williamson (Arsenal), Oberdorf (Wolfsburg), Pouteyas (Barcelona), Walls (Manchester City/Barcelona), Kerr ( Chelsea), Meade (Arsenal), Morgan (Orlando/San Diego).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit