Fifi dhe Fationi ‘dalin sheshit’, nuk përmbahen dhe postojnë foto provokuese nga krevati

Fifi dhe Fationi ‘dalin sheshit’, nuk përmbahen…

Ka disa kohë që në rrjete sociale po diskutohet tema e lidhjes së Fationit me Fifin, këngëtaren më të dashur për publikun. Këtyre zërave, dyshja u ka bërë bisht, duke mos dhënë një deklaratë sqaruese për fansat, teksa flitet për një bashkëpunim me njëri tjetrin. Mirëpo kjo e fundit nuk besohet të jetë e gjitha, pasi në një deklaratë për një emision televiziv, Fifi ka deklaruar se është në një lidhje me Fationin.

Ndërkohë pas kësaj, Fationi publikoi një foto ku shihej që Fifi ishte në një ambient spitalor.

Ndërkohë së fundmi si Fationi dhe Fifi kanë publikuar foto në Instagram ku ndodhen të dy në një shtrat. Ata duken mjaft provokues, teksa shohin njëri-tjetrin në sy. Fotoja duket shumë e bukur, ndërsa në sy bie pozicioni i dyshes.

“Kanihere ja kpus vetes une frenjte .. po per ty e kom ndjenjen ma shume se te shenjte”, shkruan Fationi.

Nga ana tjetër Fifi shkruan:“Kanihere e boj mik idiotsin .. po para teje dreqi ik e bohna kanarine !”

Nuk dihet ende se çfarë po kurdis dyshja, por ajo që vlen të theksohet është se fotot tregojnë shumëçka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit