Fifi ecën në shtëpi me shkop në dorë, Semi acarohet: Larg meje të lutem

Fifi ecën në shtëpi me shkop në…

Në BBV nuk mungojnë ndodhitë e papritura, teksa Fifi dhe Semi janë përfshirë në një debat lidhur me shkopin që mban këngëtarja nga Kosova. Që pas zënkës me Monikën, Fifi ka disa ditë që ecën në shtëpi me një shkop në dorë, duke bërë që Semi të acarohet nga ky veprim e duke nisur debate. E ndërsa ndodheshin duke pirë cigare, Fifi nis të shprehet për sherrin me Monikën, kur kjo e fundit e ka gjuajtur me mandarinë, ndërsa Semi I ka kërkuar të lërë shkoin duke i thënë që nuk e sheh me atë shkop.

Biseda mes Fifit, Semit, Donaldit dhe Granitit:

Fifi: Ja nisi me mandarine me më gjuajtur

Donaldi: E tillë është gjendja, ajo të godet me gjëra ti e godet me gjëra

Fifi: Jo, jo. Nuk jam

Graniti: Edhe ajo po na mungon

Donaldi: Ore pse po thosha nuk fle gjumë pa dëgjuar një “heeejjj”

Semi: Kujdes, kujdes mos më rrih

Fifi: Unë mundem me bërë sherr me fjalë, po unë me u kap e me bërë skena, s’kam bërë kurrë e kurrë s’do bëj. Kështu që të lutem mos e bastardo muhabetin se nuk më pëlqen

Donaldi: Jo shpirt nuk po e bastardoj unë, ju duket të gjithëve

Fifi: E paskam kapë unë shkopin e po ju duket sikur do rrah ndonjë

Semi: Ashtu duket

Fifi: Le të tutën, prit të shkoj të marr shkopin e tutuni me të vërtetë

Semi: Iku tani, e agravoi situatën. Unë nuk qesh me këtë, më vjen keq. Unë do pi këtë cigaren e do iki të fle

Donaldi: Si “The Hunger Games”

Fifi: Fiks si ajo dua të ngjaj

Semi: Larg meje të lutem. Do më dalë prapë ndonjë ëndërr e çuditshme. Duket sikur do rrahësh Monikën me atë shkopin kur vërdallisësh

Fifi: A jeni në terezi ju, apo bëni vetë sikur nuk jeni në terezi. Keni pjerdhë, keni ik nga trutë e kokës. Do rrah unë dikë me këtë, për një pjatë? Jeni në terezi? Pse lëshoni llafe ju e ofendoni njëri-tjetrin, ajo është tjetër send.

Semi: Kujdes, kujdes

Fifi: Kujdes ti, se veç ofenduat

Semi: Për çfarë se rri me shkop vërdallë

Fifi: Rri me shkop, ke problem ti. Kam marrë leje

Semi: Unë nuk të shoh dot me atë shkop

Fifi: Mos më shih pra, ndërro rrugë

Semi: Ok ndërroj rrugë, nuk merrem me ty

Fifi: Është problem i imi, kështu dua të rri unë

Semi: Me shkop nuk është mirë të rrish

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit