Fifi në “Big Brother VIP”, bën deklaratën e papritur: Me disa këtu s’dua as të ndaj ajrin

Fifi në “Big Brother VIP”, bën deklaratën…

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, është një nga 14 konkurentët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fifi tha se me disa prej konkurentëve të pranishëm nuk do të donte që të ndante as ajrin.

“Unë nga Big Brother pres e para të fitoj dhe e dyta t’i tregoj njerëzve se si u bëra unë e mirë. Janë disa persona që nuk do doja të ishin aty pasi janë disa persona që nuk duroj të ndaj ajrin me ta, dhe jo shtëpinë. Emra nuk do të jap. Por kjo nuk varet në dorën time.

Unë kam një kërkesë për Big Brother. Kërkoj një studio që të mund të regjistroj ndonjë këngë brenda Big Brother. Përshëndes të gjithë familjen time”, tha Fifi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit