Fifi: Nuk kam nevojë për psikiatër, por për dashni, përqafim dhe një faleminderit

Fifi: Nuk kam nevojë për psikiatër, por…

Në mbrëmjen që lamë pas, në studion e BBV ishte e ftuar Fifi, banorja e cila mori vendimin të linte shtëpinë e vëllait të madh pa u eliminuar nga publiku. Duke folur për motivet që bën që ajo të merrte vendim dhe të largohej nga BBV, Fifi ka folur me ironi edhe për personat që e cilësojnë këngëtaren si të çmendur dhe të sëmurë mendore.

Fifi:

Nuk jam një e sëmurë mendore, nuk kam nevoje për psikiatër, nuk kam nevojë për ilaqe. Në asnjë moment nuk kam dasht kërkUjt me i ba dëm në atë shtëpi. Fifi ka pasur shumë nevojë për dashni për përqafim dhe një faleminderit. Brenda është energji shumë tensionuese, ka shumë gjëra negative, 5 ditët e fundit kam qenë shumë keq. Kam kërkaur dhe psikolog brenda dhe ma kanë sjellë. Fifi ka filluar të kujdeset për shëndetin e saj mendor (tha ajo disi me ironi) për të gjithë ju që më akuzuat se kam probleme psiqike, kjo është gjë e shpifur që keni thënë. Përveç meje, keni lënduar babën, mamin tim, familjen, shtëpinë ku unë punoj, shoqërinë e të gjithë ata që m’i dinë emocionet e shpërthimet. E më mirë se ata nuk mundet me thënë njeri se sa e çmendur është Fifi. Dua t’i kërkoj falje publike publikut.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë pas një debati me opinionisten e spektaklit, Fifi humbi ndjenjat dhe ra në tokë në mes të shtëpisë së “Big Brother VIP” në momentin që ishte në lidhje të drejtpërdrejtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit