Fifi revoltohet me ardhjen e Bregovic në Shqipëri: Fundi nuk do të jetë...

Fifi revoltohet me ardhjen e Bregovic në…

Fifi i është bashkuar revoltës së artistëve shqiptarë kundër këngëtarit serb, Goran Bregovic.

Ai do të performojë në Festën e Birrës në Korçë me datë 22 Gusht.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Fifi ka shkruar se performanca e Bregovic në Korçë do të jetë shumë fyese dhe ofenduese për shqiptarët e Kosovës.

“Po besoj se do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë çetnikët janë ushqyer me këngët e këtij dhe kanë bërë masakra me vëllëzërit, motrat, fëmijët, nënat dhe pleqtë kosovarë. Po uroj shumë të bëhet bojkot ky organizim se fundi nuk besoj se do të jetë i mirë”, ka shkruar artistja.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit