“Fikni makinat”/ Protestuesit bllokojnë rrugën, tensione me shoferët dhe policinë

“Fikni makinat”/ Protestuesit bllokojnë rrugën, tensione me…

Pas grumbullimit fillestar pranë Kuvendit, protestuesit janë zhvendosur drejt urës pranë Rrugës së Elbasanit, ku kanë bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve.

Për pasojë, lëvizja e mjeteve në drejtim të bulevardit “Zhan D’Ark” është ndërprerë, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë për të liruar aksin dhe për të rikthyer qarkullimin normal. Efektivët po përpiqen të largojnë protestuesit nga rruga, ndërkohë që trafiku nga zona e Brrylit në drejtim të qendrës së Tiranës është rënduar ndjeshëm.

Protestuesit shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen nga bllokimi i rrugës derisa t’u lejohet të marshojnë drejt Kuvendit. Gjatë protestës, ata u kanë bërë thirrje edhe drejtuesve të automjeteve të fikin motorët e makinave në shenjë solidariteti.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia vijon përpjekjet për të normalizuar qarkullimin. Nga ana tjetër, protestuesit këmbëngulin në kërkesën e tyre për t’iu afruar godinës së Parlamentit.

Gjatë përplasjes me forcat e rendit, protestuesit kanë hedhur vezë dhe domate në drejtim të efektivëve të policisë. Ndërkohë, në minutat në vijim pritet mbërritja e deputetëve, të cilët në orën 10:00 do të marrin pjesë në seancën plenare të Kuvendit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit