‘Fiksimi’ i Simone Inzagit me Joaqin Correan-n nuk rezulton pakuptim, lojtari futi në lojë dhe i dhuron fitoren Interit

‘Fiksimi’ i Simone Inzagit me Joaqin Correan-n…

Interi fiton edhe të dytën. Zikaltërit ishin të angazhuar në transfertën me Veronën që nuk rezultoi aspak e lehtë por ja arritën të largoheshin me 3 pikë pas një fitoreje me përmbysje 3-1.

Verona ishte e para që kaloi në avantazh pas një starti të mirë nga Interi dhe në 15’ pas një gabimi të Handanoviç, ishte Iliç që shënoi. (Shiko ketu) videon)

Zikaltërit u përpoqën të reagonin por pjesa e parë nuk ishte e mirë për ta teksa në të dytën, sapo filloi Lautaro Martinez në 47’ vuri barazpeshën.

Pas minutës së 70’, Interi rriti presionin teksa Inzaghi vendosi të nxirrte në debutim Joaquin Correa dhe ai nuk zhgënjeu. Menjëherë në një sulm perfekt me kokë kaloi në avantazh zikaltërit në 83’ ndërsa në 94’ sërish argjentinasi me të majtën nga jashtë zone vulosi rezultatin.

Një fitore me shumë rëndësi e Interit, dhe sërish me goleadë duke dhënë sinjale të forta për rivalët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit