Thahet diga nga vapa e madhe, zbulohet qyteti 300 vjeçar

Thahet diga nga vapa e madhe, zbulohet…

Temperaturat e larta kanë tharë pjesërisht një digë të madhe, por aty mund të shihen qartë rrënojat e një qyteti te vjetër pothuajse 300 vjeçar.

Mbetjet e Pantabangan në rajonin Nueva Ecija, të vendosura në mes të rezervuarit të digës, dalin në raste të rralla kur nivelet e ujit janë jashtëzakonisht të ulëta.

Thuhet se qyteti Pantabangan ishte 300 vjeç atëherë kur u përmbyt në vitet 1970 për të ndërtuar një rezervuar.

Ky vend vizitohet shpesh nga turistët pasi është vërtetë një atraksion turistik. Atyre u duhet të bëjnë dy shëtitje me varkë dhe të shpenzojnë më shumë se 40 minuta për të arritur në këtë destinacion.

Filipinet, së bashku me pjesën më të madhe të Azisë Juglindore dhe Azisë Jugore, po jetojnë nën temperatura ekstreme gjë që ka çuar në mbylljen e shkollave në disa vende dhe paralajmërime urgjente shëndetësore në të gjithë rajonin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit