Jennifer Pamplona, 31-vjeçarja që del shpesh në artikujt kryesorë për shkak të operacioneve plastike që ka kryer, është shokuar kur ka mësuar se nuk mund të bëjë dot fëmijë.
“Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem nënë”, u shpreh Jennifer-i, e cila ka më shumë se 1 milion ndjekës në “Instagram”. “Që kur isha e vogël, imagjinoja çastin që do të bëhesha me fëmijë dhe do të krijoja familje. Kurse tani po më shkatërron ajo që mendova se ishte zgjidhje për të përmirësuar pamjen time.”
Polimetil-metakrilat (PMMA) përdoret për të konturuar lëkurën, për të rregulluar dhëmbët dhe për të rritur të pasmet. Mirëpo, mbart rreziqe të tipit inflamacion dhe infeksion.
Si rezultat, substanca mund të migrojë nga vendi i injektimit në pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë zonën e legenit, duke ndikuar kështu në funksionimin e organeve riprodhuese.
Dr. Carlos Rios, kirurgu plastik i specializuar për rastin e Jennifer-it tha se asaj nisën t’i dhembnin të pasmet dhe këmbët pasi iu nënshtrua procedurës më shumë se 10 vjet më parë.
“Jennifer injektoi PMMA tek të pasmet në një procedurë të njohur si bioplastikë. Simptomat që shfaqi ishin rezultat i kësaj procedure”, u shpreh ai.
Jennifer nisi të bënte operacione plastike që kur ishte 17 vjeçe, duke numëruar kështu më shumë se 30 ndërhyrje në trup dhe fytyrë. Arsyeja pse vendosi të hiqte dorë ishte diagnostikimi me dismorfi trupore në vitin 2022.
“Vuajtja dhe dhimbja e pamundësisë për të sjellë në jetë një fëmijë është e madhe. Nuk e imagjinoja kurrë se do të përballesha me diçka të tillë.”