“Fillimi i fundit të pandemisë”, Tritan Kalo flet pas disa orë pas vaksinimit: Mos hezitoni kur t’ju vijë radha

“Fillimi i fundit të pandemisë”, Tritan Kalo…
Featured image of article: “Fillimi i fundit të pandemisë”, Tritan Kalo flet pas disa orë pas vaksinimit: Mos hezitoni kur t’ju vijë radha

Mjeku Tritan Kalo ka folur disa orë pasi mori vaksinën kundër Covid-19, ku është shprehur se nuk ka pësuar asnjë efekt anësor.

Në një lidhje direkte për ‘Report Tv’, Kalo është shprehur se vaksinën nuk ua sugjeron grave shtatzënë, dhe atyre nën 16-18 vjeç.

“Vaksina nuk këshillohet nën moshat 16 vjeç si dhe te gratë shtatzëna. Ato që duhet të vaksinohen të parët, punonjësit e shëndetësisë e vetmja gjë është nëse kanë ndonjë efekt anësor, dhimbje koke temperatura. Jo vetëm që të marrin paracetamol por të vënë dhe në dijeni mjeken e familjes se i janë shfaqur këto elementë. Masa e vaksinimit me dy doza niveli i mbrojtjes arrin në 90-95%”, tha ai.

Me fillimin e vaksinimit, Kalo thotë se ky është fillimi i  fundit të pandemisë, ndërsa u bëri thurrje qytetarëve të mos hezitojnë të vaksinohen kur t’ju vijë radha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit