Fillon shpërndarja e dozave, nis të dielën vaksinimi masiv me Sputmik V për personat mbi 70-vjeç

Fillon shpërndarja e dozave, nis të dielën…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar ditën e sotme Institutin e Shëndetit Publik, ku po ruhen vaksinat anti-Covid dhe nga ku ka nisur procesi i shpërndarjes së tyre për në të gjithë territorin e vendit.

Manastirliu bëri me dije se të gjitha kushtet janë gati dhe vaksinimi masiv i popullatës pritet të nis të dielën me vaksinën ‘Sputnik V’ me kategrinë plus 70-vjeç.

“Nga dita e diel ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave +70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend. Ndërkohë që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico bëri me dije se të gjitha llojet e vaksinave ruhen në kushte optimale, pasi janë marrë masat për fuqizimin e kapaciteteve të zinxhirit ftohës. “Kemi vërejtur që nuk ka pasur asnjë problematikë në transportin e vaksinës deri në momentin e shkarkimit. Siç erdhën dje menjëherë u bë procedura. Kjo është një praktikë e jona e zakonshme, por në këtë rast kemi verifikuar çdo dozë që është në atë frigorifer. Ka ardhur në kushte optimale dhe kjo është shumë shumë e rëndësishme. Siç e shikoni ajo që ne vlerësuam në fillim, kapacitetet e zinxhirit të ftohtë, ne e jetësuam tani dhe kemi të gjitha mundësitë që çdo lloj vaksine ta ruajmë në kushtet optimale”, tha Fico.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit