Filmi “Everything Everywhere All at Once” fiton Oscar

Filmi “Everything Everywhere All at Once” fiton…

“Everything Everywhere All at Once” fitoi shtatë statuja të arta në edicionin e 95-të të çmimeve Oscar, përfshirë çmimin më të rëndësishëm për filmin më të mirë, këtë të dielë. Edicioni i 95 i çmimeve Oscar u mbajt në Los Angeles të Kalifornisë. Filmi tregon aventurën e një emigranteje kineze, e cila përfshihet pa dëshirë në versione të ndryshme të vetes në universin paralel për të ndaluar dikë që synon të dëmtojë multiversin.

Komedi-drama fantastiko-shkencore pati më së shumti nominime në 95-vjetorin e ndarjes së çmimeve të Akademisë. Ky film mori edhe çmimet e Akademisë për skenarin më të mirë origjinal, regjisorin më të mirë (Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert) dhe montazhin më të mirë të filmit.

Ylli i filmit, Michelle Yeoh, fitoi Oscarin për aktoren më të mirë kryesore, ndërsa Jamie Lee Curtis dhe Ke Huy Quan fituan respektivisht çmimet për aktoren më të mirë në rol dytësor dhe aktorin më të mirë dytësor. Brendan Fraser mori çmimin për aktorin më të mirë kryesor në kategorinë e meshkujve, për “The Whale”, historia për një mësues të anglishtes shumë obez, i cili përpiqet të rilidhet me vajzën e tij adoleshente të larguar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit