Filmoi personin që i kishte shitur votën PS-së në Lezhë, rrihet barbarisht 38-vjeçari

Filmoi personin që i kishte shitur votën…

Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona, pjesëtarë të një fisi në akuzën se kanë dhunuar një 38-vjeçar. Sipas informacioneve të policisë, në pranga janë vënë shtetasit Mirash Paplekaj, Gëzim Paplekaj, Donald Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj.

Këta persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë dhunuar dhe kërcënuar me jetë shtetasin Ylli Kacoli, 38 vjeç, për të bërë deklarim të rremë në lidhje me një video që kishte nxjerrë në Facebook, ku Gëzim Paplekaj shprehej se kishte marrë 200 mijë lekë të vjetra për 4 vota.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit