Finalizohet operacioni Shqipëri-Itali/ Goditet grupi kriminal, në pranga 11 persona

Finalizohet operacioni Shqipëri-Itali/ Goditet grupi kriminal, në…

Policia e Shtetit bën të ditur se është finalizuar operacioni policor i përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga 11 persona.

Uniformat blu bëjnë të ditur se si rezultat i këtij operacioni, gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe 2 në Shqipëri.

“Gjatë operacionit, nga Policia e Shtetit u kapën shtetasit F. P., 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D, 49 vjeç, lindur në Cërrik.

Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Shtetasi F. P. ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas  shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë.

Policia e Shtetit është e vendosur që të bashkëpunojnë ngushtësisht me partnerët për të luftuar me ashpërsi krimin e organizuar dhe terrorizmin.”-thuhet në njoftimin e policsë.

/cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit