Finalja e madhe e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega e 13-ta në botë

Finalja e madhe e 3000 metrave me…

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka bërë një paraqitje të mirë në  finalen e Lojërave Olimpike të Tokio 2020.

32 vjeçarja nga Dibra ka zënë vendin 13 në në finalen e 3000 metrave me pengesa.

Larg rekordit të saj më të mirë, Gega e mbylli garën me kohën 9.34.10.

Padyshim që ky është një sukses për sportin në Shqipëri, pasi ishte finalja e parë për një sportiste të vendit tonë në Lojërat Olimpike.

Image

Medaljen e arit në finalen e 3000 metrave me pengesa e fitoi atletja nga Uganda Peruth Chemutai. Medaljen e argjendit  shkoi për amerikanen Courtney Frerichs, ndërsa ajo e bronzit për kenianen Hyvin Kiyeng.

Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese.

32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete.  Kujtojmë se kualifikimi për në finale ishte edhe objektivi kryesor që kishte Luiza Gega për në “Tokio 2020”.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit