Financimet ruse, Taulant Balla thirrje SPAK: Merrni në pyetje Berishën dhe Bashën

Financimet ruse, Taulant Balla thirrje SPAK: Merrni…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur mbi financimet ruse ku i bëri thirrje SPAK-ut të thërrasë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për të dëshmuar në lidhje me këtë temë.

Balla tha se Partia Demokratike është financuar nga Kremlini me dijeni të Sali Berishës. Më tej, ai shtoi se si ka mundësi që SPAK nuk ka nisur hetimet për këtë çështje. Sipas tij, këtu bashkohen akuzat për korrupsion dhe minim të demokracisë.

“I bëj thirrje zotit Kraja që për çështje të interesit kombëtar, kjo prokurori të fillojë këtë çështje, urgjentisht që të thirren Basha, Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse. Hidhni një sy, bëni llogari kujt i shërben Saliu, si ka mundësi që Donald Lu i ka shkuar me dosjen e financimeve ruse dhe ka dalë e ka thënë e kam refuzuar, a është në këtë dosje që PD me dijeninë e Sali Berishës është financuar me para të borderove të Kremlinit.

Nëse PD nuk e bën transparente, në asnjë vend evropian, aq më shumë vend anëtar i NATO-s, që SHBA njofton zyrtarisht të gjitha partitë politike, veç Saliut, ka ardhur ambasadorja dhe na ka informuar rrezikun që i është kanosur Shqipërisë nga këto, si ka mundësi që SPAK nuk ka nisur hetimet për këtë çështje, këtu bashkohen akuzat për korrupsion dhe minim të demokracisë”, tha Balla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit