Financohet nga Soros, kërcënohet me vdekje prokurorja shqiptare në SHBA

Financohet nga Soros, kërcënohet me vdekje prokurorja…

Një prokurore shqiptare në Amerikë e identifikuar si Buta Biberaj, është kërcënuar me vdekje nëpërmjet SMS dhe telefonatave dhe kjo pasi kërkoi burgosjen e një babai i cili po protestonte pasi i kishin përdhunuar të bijën në banjën e shkollës.   

Prokurorja:

Kam marrë me dhjetëra kërcënime me vdekje të specifikuara drejt meje. Më së shumti janë kryer nëpërmjet telefonit. Kam marrë një telefonatë në numrin personal ku thuhej fraza “Po vijmë k**vë”. Kam marrë edhe një kërcënim në numrin e zyrës dhe flitej që do të më vrisnin. Kanë bërë deklarata të tilla që të mos shqetësohem për të parë nga mbrapa pasi do të vijnë nga para.

Ndërkohë autoritetet në SHBA kanë bërë me dije se padia e prokurores është marrë në shqyrtim dhe se deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar.

Ngjarja:

Babai i një prej nxënësve të asaj shkolle ka protestua pasi vajza e tij ishte viktimë e përdhunimit në shkollë. Pas një përleshje në shkollë, babai i viktimës është arrestuar nga departamenti i Policisë së zonës, ndërkohë që prokurorja ka thënë se, oficerët nuk kishin dijeni që i arrestuari ishte babai i një prej viktimave të përdhunimit. Ajo ka shtuar se procedimi kundër tij është hapur pas referimeve që ka bërë zyra e Sherifit, ndërkohë që çështja e tij është në apel momentalisht.

Buta Biberaj ka lindur në Mal të Zi dhe është me prindër shqiptarë. Ajo u rrit në Bronx të New York City që nga moshat 2-vjeçare deri në 20 vjeç, kohë kur u transferua në Fairfax County, Virginia. Buta u transferua nga Fairfax në Qarkun Loudoun në 1996 dhe aktualisht banon në rrethin Blue Ridge. Ajo është një nga tetë fëmijët në një familje të madhe që ka 19 nipër dhe mbesa. Shumica e familjes Biberaj banojnë në Qarqet Loudoun dhe Fairfax. Biberaj ishte një nga disa prokuroret e mbështetura nga George Soros, të zgjedhur në Virxhinian Veriore në vitin 2019, pasi fushata e saj mori më shumë se 860,000 dollarë nga PAC për Drejtësi dhe Siguri Publike e Soros

Burimi: wusa9.com/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit