Finlanda vendi më i lumtur në botë, shqiptarët nga fundi i listës

Finlanda vendi më i lumtur në botë,…

Shqiptarët nuk janë një popull mjaftueshëm i lumtur. Nga një matje e kryer ku u analizuan 146 shtete, Shqipëria pozicionohej në vendin e 91. Një rezultat jo shumë pozitiv duke e renditur vendin tonë drejt fundit të listës. “Raporti i Lumturisë” thotë se shenjat e përkeqësimit të gjendjes emocionale u thellua gjatë pandemisë fillimisht.

Ndër vendet e renditura si më të lumtura në botë listohet për të gjashtin vit radhazi Finlanda. Lista pasohet nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia dhe Norvegjia.

Sa i përket vendeve të rajonit, Bosnjë-Hercegovina është në vendin e 63, katër vende më lartë se viti i mëparshëm, Mali i Zi po ashtu është ngjitur me katër vende due u pozicionuar i 71-ti. Serbia ka renditjen më të mirë duke u pozicionuar e 47-ta në listë.

Kriza ekonomike, papunësia, jetesa e vështirë, mungesa e meritokracisë në punë, korrupsioni institucional shihen si disa nga arsyet se përse shqiptarët nuk gjejnë lumturinë e nevojshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit