Finlandë/ 27 të plagosur nga shembja e urës së këmbësorëve, mes tyre shumë fëmijë

Finlandë/ 27 të plagosur nga shembja e…

Njëzet e shtatë persona, kryesisht nxënës, u plagosën sot kur një urë për këmbësorë u shemb në qytetin finlandez të Espoo, pak jashtë Helsinkit. Fatmirësisht të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. 

Fëmijët ishin pjesë e një grupi nxënësish 14-15-vjeçarë, të cilët ishin në një ekskursion të shoqëruar nga mësuesit e tyre, tha një mjek i spitalit në një konferencë për shtyp. Policia njoftoi se ka nisur hetimet për aksidentin ku mbetën të plagosur 26 të mitur dhe një i rritur. 24 nga të plagosurit janë dërguar në spital.

Ura e përkohshme ishte bërë me kompensatë. Mediat finlandeze transmetuan imazhe që tregojnë të paktën pesë persona të shtrirë në tokë duke marrë ndihmën e parë nga ekipet e shpëtimit./Zougla

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit