Fiqua i bën autogol vetes! Vodhi barin, humbi lekët

Fiqua i bën autogol vetes! Vodhi barin,…

Një fermer ka denoncuar vjedhjen e barit nga prona e tij, por ngjarja ka marrë një kthesë të pazakontë. Sipas tij, autori i dyshuar, pasi kishte shitur qumësht dhe kishte marrë pagesën, ka shkuar për të vjedhur barin, por gjatë grabitjes i kanë rënë paratë që mbante me vete.

Në videon e publikuar nga i grabituri shfaqet një tufë kartëmonedhash e mbështjellë me një shënim ku lexohet: “Fiqua, 548 kg, 282”, që sipas qytetarit i përket pagesës së qumështit të shitur. Ai pretendon se hajduti nuk e ka kuptuar se kishte humbur paratë gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.

Me nota humori, fermeri dëgjohet duke thënë në video: “Fiqo, të rëntë kolera, ku shkon me lekët? Ça do i thuash gruas tani? Mbaj barin, se lekët i mbaj unë.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit