'Firari' i kriptomonedhave: Faruk Fatih Ozer ndodhet ende në Shqipëri, e fsheh mafia me paratë që zhvati

‘Firari’ i kriptomonedhave: Faruk Fatih Ozer ndodhet…

Shtypi turk ka publikuar pak orë më parë mbi zhvillimet e fundit për të kapur Faruk Fatih Özer, bosin turk të kripto-monedhave Thodex, i cil u arratis nga Turqia me miliona dollarë. Sipas shtypit, kërkimi për 3 të dyshuar që janë në arrati si ai për të arritur tek Faruk është në proces dhe se ai ndodhet ende në Shqipëri, nuk ka dalë legalisht nga vendi ynë.

Zbulimi i identitetit të 3 të arratisurve, arrestimi dhe deklaratat e tyre janë të rëndësishme në hetim.  Ata janë: Zhvilluesi i softuerit – Oral Çınar; Rana Azap që punon në departamentin e Financave si dhe Zuhal Özer, gruaja e të vëllait, Güven Özer, e cila është ndër të dyshuarit që po kërkohen nga policia.

Punonjësit e ndërmarrjes, deklaratat e së cilëve ishin marrë më parë brenda objektit të hetimit të kryer nga Kryeprokurori Publik Anadoll i Stambollit, thoshin se ata mendonin që  Faruk Fatih Özer nuk ishte i vetëm në këtë punë dhe se po vepronin së bashku me drejtuesit e kompanisë që janë arratisur.

Ata argumentuan se nuk ishin në dijeni të mashtrimit, por që ky ishte plani i përbashkët i drejtuesve të ndërmarrjes, përfshirë Özer.

Brenda fushës së hetimit, vëllezërit e Faruk Fatih Özer, menaxherët përgjegjës në Thodex dhe punonjësit e kompanisë konsiderohen si të dyshuar. 

Sidoqoftë, 3 të dyshuarit nuk ishin me Özer. 

Zhvilluesi i programeve kompjuterike Oral Çınar, Rana Azap që punon në departamentin e financave dhe Zuhal Özer, gruaja e vëllait të tij, Güven Özer, i cili është ndër të dyshuarit e arrestuar, po kërkohen kudo.

Vëllai Güven Özer, gruaja e të cilit është një nga të dyshuarit e arratisur, argumentoi se ai kishte një kompani këshillimi reklamash në pronësi të tij dhe nuk kishte asnjë lidhje me Thodex. Duke shpjeguar se vëllai i tij i kërkoi të hapte një llogari dhe i përdorte këto llogari, Güven Özer deklaroi se ai nuk kishte ndonjë informacion në lidhje me llogaritë. 

Güven Özer, i cili tha se vëllai i tij është autoriteti i vetëm në kompaninë e tij, tha se gjërat kanë shkuar keq kohët e fundit dhe ai vendosi ta transferojë kompaninë plotësisht ose se do të gjente një partner. 

Nga ana tjetër, sipas informacionit të marrë, konsiderohet se Faruk Fatih Özer është ende në Shqipëri. U mësua se nuk kishte asnjë provë që Özer ishte larguar legalisht nga ky vend. 

Për më tepër, u vlerësua se Özerin ishte fshehur në shtëpi të fshehta të përdorura nga organizata ilegale. U përcaktua se shuma e madhe e parave që Özer solli me vete u përdor si ryshfet, duke u fshehur nga ish-administratorët lokalë dhe mafia në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit