HEC-i në Kurdari/ Firma Doma kërcënon banorët, Balluku firmosi në 2024, punimet nisën pas 11 majit

HEC-i në Kurdari/ Firma Doma kërcënon banorët,…

Banorët e fshatit Kurdari, në qendrën administrative Suç të bashkisë Klos, vijojnë protestën për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali nga firma “Doma” e Selim dhe Dorian Domës. Edhe pse komuniteti është shprehur hapur kundër këtij projekti, punimet kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve, duke nxitur reagime të forta nga banorët.

Sipas dokumenteve që banorët i kanë bërë publike, leja për projektin është miratuar që më 24 prill 2024, nga ministrja Belinda Ballukupor punimet janë shtyrë qëllimisht deri në përfundim të procesit zgjedhor. Kjo ka ngritur dyshime të forta për manipulim dhe përpjekje për të shmangur zhurmën publike para votimeve dhe marrjes së votave.

Qytetarët thonë se po kërcënohen nga përfaqësues të firmës Doma dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për ndalimin e punimeve, duke i bërë thirrje institucioneve përkatëse të mbajnë përgjegjësi për situatën. Ata kërkojnë respektimin e zërit të komunitetit dhe transparencë në vendimmarrje.

Denoncimi:

Përshëndetje JOQ! Vijon serish protesta ne Kurdari ne qendren administrative Suç, bashkia Klos. Ja po punohet serish pas protestës, po na kercenon firma Doma. Dua të ju dërgoj një foto që kjo është miratuar që në 24.04.2024 por ështe pritur që të mbarojne zgjedhjet. Nga Belinda Balluku!

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit