Firma nga Holanda fiton tenderin me shifra të “frikshme” prej 20 milion euro për identifikimin e zgjedhësve

Firma nga Holanda fiton tenderin me shifra…

Një firmë me bazë në Holandë ka fituar tenderin “përbindësh” prej rreth 20 milion euro me TVSH për identifikimin e zgjedhësve. Bëhet fjalë për kompaninë Smartmatic International Holding B.V. me seli në Holandë. Ky projekt ka për qëllim ngritjen e një Sistemi Elektronik të Identifikimit të Votuesve në Shqipëri i cili do të aplikohet në Zgjedhjet e ardhshme Parlamentare 2021, në të gjithë qendrat e votimit në territorin e vendit.

Siç dihet, Holanda shpesh përdoret si vend për të regjistruar kompani të cilave nuk u gjendet dot pronari real. I tillë është me shumë mundësi edhe rasti në fjalë. Nuk është aspak e qartë se cili prej “kokave” shqiptare mund të fshihet pas kësaj kompanie, por fakt është se vlera fituese është thuajse identike me fondin limit të tenderit. Ky i fundit është në vlerën 2,112,304,484 lekë të reja pa TVSH, ndërsa vlera fituese e kompanisë me bazë në Holandë është 2,016,354,628 lekë të reja pa TVSH.

Nëse bën një llogari të thjeshtë shikon se vlera e fituar është thuajse sa 95.45% sa vlera e fondit limit. Ky raport që tregon një diferencë tepër qesharake mes këtyre dy tenderave, njihet në literaturën ndërkombëtare të tenderave publikë si një fakt mjaft i dyshimtë që ndodh sa herë që fituesi i një tenderi është i paracaktuar. Tenderi është organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mban numër reference REF-83073-12-23-2020 dhe procedura e tij shikohet se është realizuar me negocim, pa njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit