Firma nuk ka përfunduar punimet/ Banorët e pallatit nisin protestat, një i lënduar dhe disa të shoqëruar

Firma nuk ka përfunduar punimet/ Banorët e…

Dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë, për shkak të mospërfundimit në kohë të punimeve në një pallat, për të cilin kanë dhënë paradhënie një pjesë të parave.

Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj raporton se kompania në fjalë është Star construction, ndërkohë që punimet e pallatit duhet të kishin përfunduar në vitin 2019. Çështja e këtij konflikti ndodhet tashmë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ndërkohë që Bashkia e Tiranës nuk u jep leje banorëve që të kryejnë ndërhyrje në pallat.

Një person ka mbetur i lënduar në radhët e banorëve që kanë paguar shtëpitë e tyre, si pasojë e pëplasjeve që kanë ndodhur me punonjës të kompanisë që po ndërton pallatin. Ndërkohë që Policia fillimisht nuk ka pasur prani të madhe në zonë, dhe më pas ka shoqëruar disa prej qytetarëve.faxnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit