Firmosën që 12 milje të detit Jon të kalonin në administrimin e Greqisë, Dendias: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Firmosën që 12 milje të detit Jon…

Pasi ‘firmosën’ marrëveshjen e detit që 12 milje të kalonin në administrimin e Greqisë, shteti fqinj na ka kthyer ‘reston’.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është shprehur se Athina zyrtare mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë një interviste, ai tha se Greqia është pro integrimit të Ballkanit në Union, sidomos për Tiranën dhe Shkupin.

“Duke ndjekur axhendën e Selanikut, Greqia mbështet fuqimisht perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në rastin specifik të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.

Dhe si një vend që mban marrëdhënie miqësore me Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore, ne do të përpiqemi në çdo mënyrë të mundshme për të lehtësuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre, tha Nikos Dendias./Newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit