Fitër Bajrami/ Besimtarë mbushën sheshin “Skënderbej” për faljen e namazit

Fitër Bajrami/ Besimtarë mbushën sheshin “Skënderbej” për…

Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit dhe që herët në mëngjes kanë nisur ritet që kërkon tradita për këtë festë.

Besimtarët kanë falur Namazin në sheshin ‘Skëndërbej’. Fitër Bajrami treditor, një nga dy festat kryesore të Islamit është shënuar me faljen e namazit në të gjithë qytetet e fshatrat e Shqipërisë ku ka besimtarë myslimanë, të cilët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje.

Për shkak të numrit të madh të qytetarëve të cilët kanë ardhur edhe makina, mësohet se rruga e Durrësit është bllokuar totalisht, me besimtarët që fikin makinat dhe largohen në këmbë drejt sheshit ‘Skëndërbej’, aty po kryhet falja e namazit.

Ndërkohë, Kreu i KMSH Bujar Spahiu ka përcjellë një mesazh për të gjithë besimtarët duke bërë thirrje për të rinjtë të mos e braktisin vendin por të qëndrojnë këtu për të forcuar kombin e tyre.

Ai tha se nga kushtet e këqija ekonomike të rinjtë po largohen në masë nga vendi dhe për këtë duhet të merren masa sa më shpejt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit