“Fito 300€ për 10 minuta”, si po keqpërdoret emri i JOQ ALBANIA për lojërat mashtruese online

“Fito 300€ për 10 minuta”, si po…

Dy aplikacione lojërash që prej kohësh gjenden në App Store dhe Google Play Store dyshohet se funksionojnë si skema mashtruese, pasi prezantohen nën logon e personazheve të njohur të showbizit shqiptar dhe promovohen në rrjete sociale si mundësi “investimi” me fitime të shpejta.

Këto platforma paraqiten si lojëra tip kazinoje, ku përdoruesit nxiten të depozitojnë para me premtimin se mund t’i shumëfishojnë ato brenda një kohe të shkurtër. Në disa raste, reklamat pretendojnë fitime të garantuara vetëm me disa minuta lojë me review nga persona “realë”, çka përbën një sinjal tipik të skemave mashtruese.

Por edhe më shqetësues është fakti se reklamimi i tyre është shpërndarë në rrjetet sociale si “lajme” të publikuara nga redaksia e JOQ Albania duke abuzuar me emrin tonë dhe shtyrë përdoruesit që të bëhen pjesë e kétyre lojërave.

Redaksia e JOQ Albania distancohet nga çdo aplikacion, lojë apo sfidë që u bën thirrje qytetarëve të investojnë para me premtimin e fitimeve të shpejta. Redaksia jonë nuk mbështet dhe nuk promovon asnjë platformë të tillë që keqpërdor emrin tonë për qëllime mashtruese.

Përkundrazi JOQ ALBANIA i ka denoncuar dhe do vazhdojë t’i denoncojë me forcë këto skema mashtrimi moderne që falë paaftësisë së autoriteteve përkatëse përhapen edhe më tepër, dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të mos depozitojnë para në platforma të pakonfirmuara.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit