Fitoi 1650 euro lloto, por i la sërish/ I riu bën apel: Hiqni dorë nga bixhozi

Fitoi 1650 euro lloto, por i la…

Video e një të riu është bërë virale në rrjetet sociale prej ditësh. Ai shfaqet i ulur në tavolinën e një bari teksa ka bërë videon ku i jep rinisë shqiptare një mesazh shumq të rëndësishëm dhe prek plagë të kësaj shoqërie siç është bixhozi.

Shumë të rinj të ditëve të sotme e shohin si një sport argëtues, për të kaluar kohën por harrojnë paratë që harxhojnë në të dhe vesin që ata marrin.

Djali në video shprehet se në bixhosh kishte kapur një shumë të konsiderueshme, por vetëm një ditë më vonë përsëri në bixhoz e kishte humbur atë shumë. Ai nxjerr lekët e mbetur të cilat ishin tre 2 mijë lekshe me të cilat do të shtynte 4 ditë, deri në datën 8 që ai të merrte rrogën.

“Ju bëj thirrje që kjo video të bëhet sa më shumë virale. Mbrëmë kapa 1900 mijë lekë bixhoz, edhe i kuajta përsëri sot ku përfundova me 6 mijë lekë shqiptare. Kisha 1 milion e 900 mijë përfundova me 6 mijë lekë. Ca do bëj me këto 6 mijë lekë deri në datën 8 që të vijë rroga“, u shpreh ai.

Jo vetëm kaq por ai prek edhe një tjetër plagë të cilat janë lekët me përqindje. Shumë të rinj e gjejnë këtë si një zgjidhje për ti hedhur nga hallai kur ata janë pa lek dhe falen tek përqindjet duke paguar një pjesë tjetër shtesë.

Do marr lekë më fajde , me përqindje ça do bëj“, u shpreh i riu.

Dhe në fund të videos i riu jep një mesazh për të gjithë çunat të cilët merren më këtë punë që të heqin dorë sa nuk është vonë.
Kështuqë hiqni dorë nga bixhozi çuna sa është shpejt, bëheni sa më shumë virale këtë video“, e përfundon videon ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit