
Llotaritë në mbarë botën janë shumë të frekuentuara në të gjithë botën përshkak se shumë njerëz besojnë se një goditje fati do t’ua ndryshojë jetën krejtësisht.
Por duket se fati ka qenë mizor me studenten angleze, e cila kaloi nga euforia në zhgënjimin maksimal. E reja kishte kohë që luante EuroMillions me të njëjtin kombinim: 6, 12, 22, 29, 33, 6 dhe 11, dhe pikërisht kjo ishte bileta fituese prej 200 milionë eurosh.
Por ndodhi ajo që nuk e priste. Rasheli mbeti pa çmim për shkak të një gabimi të madh. Përmes një telefonate ajo zbuloi se nuk kishte hyrë në short, pasi nuk kishte mjaftueshëm para në llogarinë e saj bankare.
“Telefonova numrin duke menduar se kisha fituar dhe më thanë: “Po, i ke numrat e duhur, por nuk ke pasur fonde në llogarinë tënde për të paguar biletën!”, shpjegon Kennedy për median britanike “Mirror”.
Një gabim që i privoi pak më shumë se 200 milionë euro