Fitoi mbi 4 milionë euro nga droga, 14 vite burg kërkohen për shqiptarin në Belgjikë

Fitoi mbi 4 milionë euro nga droga,…

14 vite burgim ka kërkuar zyra e prokurorit publik federal në Belgjikë për shqiptarin Florantin K., i cili akuzohet për trafik droge në megaprocesin “Sky ECC” mes 128 të pandehur. Magjistrati federal vuri në dukje se telefoni personal i shqiptarit u gjetën më shumë se 600 thirrje elefonike në aplikacionin “Sky ECC” të koduar. Por i dyshuari mohon të jetë pronar i kësaj pajisjeje.

Në telefon, hetuesit gjetën foto të pirgjeve të parave, pako me kokainë dhe biseda me shqiptarin Eridan Munez Guerrero, drejtuesin e dyshuar të trafikut.

Eridan Munez Guerrero i kërkon Florantin K. ndër të tjera t’i “paketojë paratë” dhe t’i sjellë një numërues kartëmonedhash, një makineri që u gjet në shtëinë e tij.“Eridan Munez Guerrero furnizon me drogë në sasi të mëdha Florantin K., i cili duhet t’i shesë dhe të raportojë për të ardhurat nga shitja,” tha ndër të tjerash prokurori.

Tregtia e drogës kalon kufijtë belg dhe kontaktet bëhen në Itali, Gjermani dhe Zvicër. “Florantin K. nuk është i varur nga Eridan Munez Guerrero, ai ka kontakte të tjera kriminale. Hetuesit kanë llogaritur këto fitime. Kanë arritur gjithsej 4.545.000 euro”, theksoi Prokuroria Publike.

I pandehuri tashmë është dënuar për vepra të ngjashme në Gent, por më pas ka filluar sërish punën. “Kjo tregon mungesën e respektit të tij për drejtësinë. Prandaj, dënimi i tij duhet të jetë mjaftueshëm parandalues,” përfundoi gjyqtari. Ai kërkoi 14 vjet burgim dhe sekuestrimin e 800 mijë eurove, gjë që është “plotësisht e justifikuar” duke pasur parasysh mbi 4 milionë eurot e fituara nga tregtia e drogës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit