Fitoni 180 mijë euro| Kompania kërkon të blejë identitetin tonë për ta transferuar te një robot

Fitoni 180 mijë euro| Kompania kërkon të…

Një kompani që merret me prodhimin e robotëve ka ofruar shuma marramendëse parash për këdo person që do i japë të drejtën për të përdorur fytyrën e tij për robotët e saj.

Kompania është gati të ofrojë deri në 180 mijë euro për ata që do të transferojnë të drejtat e tyre të imazhit dhe për rrjedhojë do t’i japin hua fytyrën dhe identitetin e tyre një roboti, shkruajnë mediat.

Pritet që roboti të përdoret në hotele, qendra tregtare dhe aeroporte duke nisur nga viti 2023. Promobot është një prodhues robotësh me bazë në Neë York, i njohur tanimë për robotët humanoidë realistë.

Robotët e kësaj kompanie janë duke u përdorur aktualisht në 43 vende të botës, ndërsa që prej vitit 2019 ata kanë prodhuar dhe ofruar robotë humanoidë në treg. Promobot ka njoftuar se aplikimet janë të hapura për çdo gjini dhe moshë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit