Fitorja e Trump shkakton "tërmet" në Gjermani

Fitorja e Trump shkakton “tërmet” në Gjermani

Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi një fitore të madhe në garën e parë presidenciale republikane të vitit 2024 në Iowa këtë të hënën, duke forcuar statusin e tij të fortë si kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan, pavarësisht se u përball me një sërë akuzash penale. Me 95% të votave të pritshme të numëruara, Trump kishte 51%, ndërsa DeSantis ishte në 21% dhe Haley 19%, sipas Edison Research.

Por kjo fitore e Trump ka shkaktuar “tërmet” në Gjermani. Partitë opozitare gjermane të Unionit Demokristian (CDU/CSU) po ushtrojnë presion ndaj qeverisë gjermane që të përgatitet për një mandat të ri të Trumpit, raporton DW. “Qeveria federale nuk mund të injorojë më zhvillimet politike të brendshme në Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja si partnere është shumë e rëndësishme për ne”, tha për agjencinë e lajmeve DPA, eksperti i politikës së jashtme të partisë.

Edhe Dhoma Gjermane e Industrisë BDI paralajmëron se fitorja e Trump në zgjedhjet presidenciale mund të ketë pasoja të rënda për Gjermaninë. Shtetet e Bashkuara më pas mund të izolohen përsëri ekonomikisht, komentoi Presidenti i BDI-së, Siegfried Russwurm.

Ai shtoi, se Gjermania duhet të përgatitet për të gjithë skenarët. “Kjo do të thotë: nuk mjafton të shqetësohesh”. Evropa duhet të përgatitet për një botë, në të cilën ne evropianët do të lihemi më shumë vetëm dhe do të mund të mbështetemi më pak në partneritetin transatlantik të sigurisë sesa në 75 vitet e fundit”.

Fitorja e Trump në Iowa u cilësua si historike dhe e papërsëritshme nga mbështetësit e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit