Fitorja tenistike, Conte: Vidal të ulë kokën, Hakimit i kërkuam diçka

Fitorja tenistike, Conte: Vidal të ulë kokën,…

Inter arriti një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi pak minuta më parë, teksa të besuarit e Antonio Contes kaluan pa problem Crotonon. Zikaltrit nuk e filluan mirë sfidën, edhe pse në fund e përfunduan atë me gjashtë gola të realizuar. Tekniku italian është i kënaqur me ekipin si dhe jep më shumë informacion mbi gjendjen e Romelu Lukakut, i cili pati një problem muskular gjatë sfidës.

CROTONE – “Sot mora një përgjigje të mirë nga ekipi dhe unë ndjeve se e filluam në mënyrën e duhur duke qenë agresiv. Crotone na befasoi në atë goditje këndore sepse sulmoi me plot shtatë lojtarë. Gjithsesi, ne reaguam mirë dhe e kthyem rezultatin. Një gabim naiv tek penalltia mund të shkaktonte ankth, por djemtë u përqëndruan, krijuan mundësi dhe sollën në shtëpi tre pikë të tjera”.

DËMTIMI I LUKAKUT – “Romelu ndjeu një problem të lehtë muskular dhe mbetet për t’u parë gjendja e tij nëse do të luajë kundër Sampdorias apo jo. Sapo ndeu atë tronditje, ne e zëvendësuam menjëherë atë dhe shpresojmë që të mos ketë asgjë serioze”.

ARTURO VIDAL – “Ai mund të përmirësohet shumë. Sigurisht që duhet të punojë, të mbajë kokën ulur sepse askush nuk e ka të sigurtë vendin në këtë ekip. Arturo duhet të provojë se e meriton të luajë dhe të bëjë shumë herë më mirë nga se po bën”.

HAKIMI – “Në pjesën e dytë, përveç Achraf Hakimit, ishte i njëjti formacioni si në sezonin e kaluar. Ai është përmirësuar shumë në aspektin mbrojtës, pasi ne i shpjeguam rëndësinë që kanë mbrojtësit anësorë kur mbrohemi. Meriton vërtet merita për punën e bërë si dhe është një garanci për mbrojtjen tashmë”, përfundon Conte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit