Fituan në Champions, mediat botërore ‘ngrenë në qiell’ Bayern Munich

Fituan në Champions, mediat botërore ‘ngrenë në…

Mediat më të mëdha botërore i thurin elozhe Bayern Munich, pas triumfit në Champions League përballë PSG.

Ata kanë pushtuar faqet e para të të përditshmeve botërore.

Mediat gjermane ngrenë në qiell skuadrën e tyre.

Më të ftohta janë ato italiane, që pasqyrojnë thjesht fitoren e bavarezëve, pa ngjyrime të forta.

Me fjalët luajnë si gjithmonë të përditëshmet angleze, që flasin për dominimin e skuadrës bavareze në Europë.

Nuk mungojnë edhe “thumbat” në drejtim të Paris SG. Prestigjozja spanjolle “Marca” vjen me një titull krejt origjinal. “Paratë nuk të dhurojnë lumturinë”, shkruan ajo, duke nënkuptuar zhgënjimin e parizienëve, pavarësisht se kanë shpenzuar më shumë se 1 miliard euro në më pak se dhjetë vjet.

Ndërkohë, të përditëshmet e tjera iberike i bashkohen elozheve të mediave ndërkombëtare për Bayern Munich.

Nuk mund të ndodhte ndryshe dhe mediat franceze nuk e fshehin aspak zhgënjimin. Mjafton të shohësh faqen e parë të “L’Equipe” me Neymar në lot.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit