Fitues i 'Topit të Artë', sa para do të marrë Benzema?

Fitues i ‘Topit të Artë’, sa para…

Karim Benzema mbrëmjen e djeshme u shpall futbollisti më i mirë në botë, duke fituar “Topin e Artë” për vitin 2022.

Benzema po luan në ekipin e Real Madritit. Topi i Artë” nuk ka ndonjë shpërblim të madh ekonomik.

Bonusi që Benzema do të marrë për fitimin e këtij çmimi është rreth një milion euro. Futbollisti do të prezantojë “Topin e Artë” në Bernabeu të shtunën.

Vëmendje të madhe ka marrë edhe veshja që ai ka zgjedhur për këtë rast madhështor, që i bën homazh Tupac Shakur, një prej idhujve të mëdhenj të sulmuesit të Real Madridit.

Veshja e zgjedhur nga futbollisti francez është identike me atë të përdorur nga artisti amerikan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit