Fituesi i çmimit të fotografisë refuzon kupën, pasi foto ishte produkt i AI

Fituesi i çmimit të fotografisë refuzon kupën,…

Fituesi i një çmimi të madh fotografie ka refuzuar çmimin, pasi zbuloi se puna e tij ishte krijuar duke përdorur Inteligjencën Artificiale (AI). Artisti gjerman Boris Eldagsen me fotografinë e titulluar Pseudomnesia fitoi kategorinë e hapur krijuese në çmimin Sony World Photography të javës së kaluar.

Ai tha se e përdori foton për të testuar konkurrencën dhe për të krijuar një diskutim për të ardhmen e fotografisë. Organizatorët e çmimit i thanë BBC News se Eldagsen i kishte mashtruar ata për përfshirjen e AI.

Në një deklaratë të shpërndarë në faqen e tij të internetit, Eldagsen pranoi se punën e AI, duke falënderuar jurinë që “përzgjodhën imazhin tim dhe e bënë këtë një moment historik”.

Imazhet e AI dhe fotografia nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën në një çmim si ky. Ata janë entitete të ndryshme. AI nuk është fotografi. Prandaj nuk do ta pranoj çmimin”, tha ai, kur iu komunikua çmimi. 

Imazhi në fjalë tregonte një portret bardh e zi të dy grave nga breza të ndryshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit