
Detaje të reja kanë dalë mbi vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në oborrin e maternitetit në Prishtinë. Mësohet se burri ka vrarë gruan e tij shatatzënë.
Autori i ngjarjes së rëndë e ka qëlluar gruan me armë në kokë, teksa kanë qenë dy plumba fatal që i kanë marrë jetën. Një dëshmitare ka dëgjuar fjalët e fundit të viktimës para se ajo të vritej.
“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”. Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka thënë dëshmitarja.