“Fjalët e Sandër Gjokës do t'ju duken përkëdhelje”/ Andi Përmeti 'i përvishet' Ramës

“Fjalët e Sandër Gjokës do t’ju duken…

Deputeti Andi Përmeti ka kritikuar mënyrën sesi kryeministri Edi Rama ka menaxhuar situatën e COVID-19.

Ai i quan si tallje disa vendime të tij e ndërsa tha se “do i duken fjalën e këngëtarit Aleksandër Gjoka si përkëdhelje”.

“Deri sa arriti në tallje, ai nga Facebook doli dhe deklaroi mbylljen e bizneseve, të nesërmen vendosi gjoba se nuk e kishin mësuar pronarët se normal nuk rrinë me sytë nga Facebook i Ramës. Mendon se po tallet me shqiptarët apo është bërë për t’u tallur?. Do mbyllte çdo të diel se qarkullimin e makinave se ashtu do ai, mendoni se shqiptarët janë dele apo kavjet. Ato janë të varfër por me dinjitet. Fjalët e të madhit Sandër Gjoka do t’ju duken përkëdhelje”, tha Përmeti, referuar këtu një videoja që ka qarkulluar në rrjetet sociale të këngëtarit Aleksandër Gjokaj. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit