Fjalët prekëse të babit të oficerit që u vra nga 21 vjeçari

Fjalët prekëse të babit të oficerit që…

Babi i oficerit Saimir Hoxha, i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme pas goditjen me armë zjarri nga 21 vjeçari, ka thënë sot disa fjalë preksh, teksa Saimir Hoxha po përcillet në banesën e fundit.

Nënkomisari i Lezhës ishte babai i dy djemve 1 dhe 3 vjeç teksa ishte rritur nga dy prindër mësues.

44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave. Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se babai i tij 85-vjeçar ka thënë se “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”.

Ngjarja

Saimir Hoxha u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Pasi kishte asgjesuar një parcelë me kanabis në Kune-Vain me dy kolegë të tjerë ndaluan një automjet të dyshimtë.

Ai i kërkoi të riut Rama dokumentet e identifikimit, por ky i fundit e refuzoi duke e  qëlluar dy herë me armë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit