Fjalët që vétë shqiptarët i shkruajmë gàbim/Le t'i ndryshojmë

Fjalët që vétë shqiptarët i shkruajmë gàbim/Le…

Gjuhët e botës janë në numër teje të madh, dhe shqipja veçohet si një ndër gjuhët më të pasura, me mundësi për fjalë të reja dhe lojë të fjalëve. Për këtë, është bërë shembull krenarie Ismail Kadare, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. 

Madje, letrarët e huaj shpesh përmendin edhe ‘fjalori i Kadaresë’ për nga larmia e fjalëve të përzgjedhura në romanet e tij famoze. Megjithatë,ana akademike ka névojë për përditësim, si rrjédhojë e faktit që prej vitit 1980 Fjalori i Gjuhës Shqipe nuk ka pésuar asnjë ndryshim.

Kjo ka sjellë shpesh herë véshtirësi për kérkuesit shkéncorë. Duke qenë se të gjitha fushat e tjera si shkenca, apo mjékësia kanë avancuar, është ndjerë shumë névoja e përditésimit të fjalorit të Gjuhës Shqipe.

Mes të tjerash, janë edhe shumë fjalë aktuale, por që prej vitesh e dekadash janë shkruar gàbim. Ato fjalë janë:

1. Në shumicën e rasteve shkruhet Mirësevini, por duhet shkruar Mirë se vini. Vetëm në rastet kur fjala kthehet në emër si në rastin “I uroi mirëseardhjen” shkruhet bashkë.

2. Shkruhet djathë, mjaltë, dhe jo djath, mjalt.

3. Në një pjesë të mirë të institucioneve, fjala certifikatë dhe proces shkruhen me ç-ë. Në fakt fjalët shkruhen pa ç-ë. Gjithashtu thuhet pasaportë dhe jo pashaportë.

4. Gjatë artikulimit të fjalës ‘ekzistoj’ aparati i të folurit e ka të véshtirë të artikulojë pas k-së shkronjën z-ë. Kështu krijohet një tingull i ngjashëm me g-në, por në fakt duhet shkruar ‘ekzistoj’.

5. Vend, qendër, brenda dhe jo vënd, qëndër, brënda.

6. Kùjdes! Shkruhet ‘standard’ dhe jo ‘standart’. Pra, gjuhë standarde dhe jo gjuhë standarte.

7. SËRISH dhe jo SËRISHT!

8. Duhet shkruar ‘e diel’ dhe jo e dielë, e djel, e djelë etj.

9. Një lagje – lagjja ime dhe jo lagja ime.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit