Fjolla Morina theu arrestin shtëpiak, policia e Kukësit: Po punojmë për kapjen e saj!

Fjolla Morina theu arrestin shtëpiak, policia e…

Policia e Kukësit ka reaguar pas lajmit se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka thyer masën e “arrest shtëpiak”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës.

Policia njofton se po punohet për kapjen e këngëtares, e cila akuzohet edhe për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa më parë është arrestuar pasi u kap në pikën doganore të Morinës me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie“Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë.

Po punohet për kapjen e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit