Fjolla në burg, reagon për herë të parë Fisnik Syla: Çdo herë me ty dhe për ty shpirti im, do ta kalojmë edhe këtë

Fjolla në burg, reagon për herë të…

 Fjolla Morina, po vazhdon të mbetet në paraburgim pas arrestimit në mëngjesin e 19 korrikut.

Arrestimi i saj erdhi pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpoli, meqë mbi këngëtaren rëndon një dënim disa vjeçar i shpallur nga Gjykata e Kukësit në Shqipëri.

Që prej rastit e deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga vetë këngëtarja lidhur me ngjarjen.

Mirëpo të mërkurën në mbrëmje ishte bashkëshorti i këngëtares, Fisnik Syla, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, shprehur mbështetjen e tij për gruan me të cilën u martua këtë vit.

Ai ka zgjedhur një fotografi të çiftit nga martesa në Ishujt Maldive, ku Fisniku shihet i veshur me kostumin e dhëndrit dhe Fjolla me fustanin e bardhë të nusërisë.

“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im…Do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet e pa dëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, ka shkruar Fisnik Syla në Facebook.

I njëjti më pas publikoi edhe një tjetër ‘selfie’ të çiftit, të realizuar para pasqyrës në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit