Fjoralba apo Luana? Ja kush do e drejtojë 'Portokallinë'

Fjoralba apo Luana? Ja kush do e…

Së fundmi Luana Vjollca i bëri të gjithë të dyshojnë se ajo mund të drejtojë “Portokallinë” në sezonin e ri televiziv pas një fotoje të saj veshur me një kanatjere portokalli krah së cilës shkroi: “Pa hë, çfarë ka të re?”.

Komentuesit e lidhnin ngjyrën portokalli dhe statusin e Luanës me dyshimet se ajo mund të merrte drejtimin e spektaklit të humorit.

Por shumë shpejt Fjoralba Ponari i ka hedhur poshtë thashethemet. 

Fjoralba ka zbuluar se këtë sezon do të merret sërish me dy emisione, “Më thuaj një dëshirë” dhe “Portokalli”.

“Dy projekte që kam qenë në transmetim dhe sezonin e kaluar ‘Më thuaj një dëshirë’, madje shumë shpejt do të kemi një komunikim për datën që fillojmë transmetimin. Ndërsa Portokallia rifilon punën intensive javën e fundit të shtatorit”, është shprehur moderatorja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit