Fjoralba Ponari tregon se është bullizuar për origjinën: Kam kujtime jo të mira...

Fjoralba Ponari tregon se është bullizuar për…

Fjoralba Ponari gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram ka zbuluar se në shkollë është paragjykuar për faktin se origjina e saj është nga veriu i Shqipërisë.

Moderatorja ka treguar se njëra nga mësueset e saj e ka përbuzur për faktin se vinte nga veriu.

“Per fat te keq, po jam paragjykuar! Kam kujtime jo te mira, sidomos nga 9 vjecarja dhe ne menyre te vecante nga mesuesja e kimise e cila femijet veriore (ku beja pjese dhe une) i ofendonte e i trajtonte me nje perbuzje cnjerezore. Madje mend, kur mamaja ime erdhi qe te ballafaqohej me te per qendrimin qe kishte ndaj meje…pergjigjen e saj (pasi kuptoi qe ime me nuk ishte veriore) e kam te skalitur ne kujtese qe shprehimisht i tha: – Po ti duhej te me thoje, qe eshte gjysem MALOKE (jo malesore) vajza se dhe e zgjidhnim ndryshe! Mgjth injoranca dhe perbuzja, jo e saj por e askujt, nuk me ka penguar kurre qe te luftoj drejt se ardhmes time dhe te njejten gje duhet te beje dhe vajza jote!”, shkruan Fjoralba.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit