Flakët i morën jetën/ Detaje nga vdekja e 64-vjeçarit në Gjirokastër

Flakët i morën jetën/ Detaje nga vdekja…

Ditën e djeshme në vendin tonë u shënua viktima e parë nga zjarret që kanë prekur një pjesë të madhe të jugut. 64-vjeçari Andrea Haxhia, nga fshati Asim Zeneli në Gjirokastër nuk ia arriti të mbijetonte pasi banesa e tij u përfshi nga flakët, ndërsa gruaja e tij ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. “BW” ka mësuar se çifti Haxhiaj kishte dy djem, njëri që jetonte në Tiranë dhe tjetri jetonte në fshat me prindërit. Ka qenë ky i fundit që ka dhënë alarmin se prindërit e tij nuk i përgjigjeshin thirrjeve në telefon. Gazetarja e “BW” ka treguar se 64-vjeçari Haxhia ka humbur jetën për shkak të asfiksisë nga tymi dhe trupi i tij më pas ka mbetur mes flakëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit