Flakët përfshijnë bazën ushtarake të Pashalimanit, në zonë asnjë zjarrfikës

Flakët përfshijnë bazën ushtarake të Pashalimanit, në…

Flakët e zjarrit që vazhdojnë prej më shumë se një jave në Vlorë, kanë mbërritur paraditen e sotme dhe në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e Fax Neës Afrovita Hysaj, se në zonë ndodhet vetëm një zjarrfikëse nga ministria e mbrojtjes brenda bazës.

Zjarrfikësja nuk funksionon, ka shkuar në Pashaliman vetëm për të bërë xhirime filmike. Ndërkohë që zjarri po agravon në drejtim të bazës ushatarake, asnjë punonjës nuk shihet për shuarjen e flakëve. Aktualisht është djegur pylli i Pashalimanit.

Ndërkohë prefekti Mamaj ndodhet paraditen e kësaj të hëne në Pashaliman dhe me urdhër të tij është kërkuar ndalimi i filmimeve të gazetarëve. ‘Edhe pse u futëm në bazë me leje, sapo na pa prefekti na kërkuan të largoheshim nga baza. Ndërkohë që brenda ka gazetarë dhe po filmojnë vetë nga ministria”, bën me dije gazetarja Hysaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit